Gjenden municion, armë e pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara

0%

Shpërndaje në: Policia ka gjetur dhe konfiskuar sasi të konsiderueshme municioni, një armë ajrore dhe pajisje ushtarake gjatë kontrolleve në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok. Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë, të tri rastet janë regjistruar rreth orës të së dielës, në kuadër të hetimeve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Në njërën prej shtëpive janë sekuestruar 432 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra dhe 18 fishekë të një kalibri të panjohur. Në një lokacion tjetër, policia ka gjetur dhe konfiskuar 204 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 56 gëzhoja, një bajonetë, një maskë ushtarake dhe tri pajisje ushtarake për ushqim.

Ndërkaq, në shtëpinë e tretë janë gjetur një pushkë ajrore, 31 fishekë dhe disa para të vjetra jugosllave. Për të tri rastet është njoftuar prokurori kompetent. Në njërin rast ai ka urdhëruar nisjen e hetimeve, ndërsa rastet po trajtohen nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha