Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me grurë në fshatin Gërdoc të Podujevës, ndërsa Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar të dielën rreth orës , në rrugën “Ramadan Bajrami”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në prona të tjera. Ankuesi, E. S., 27 vjeçar, ka deklaruar se dyshon që zjarri ka nisur nga djegia e mbeturinave, prej nga më pas është përhapur në arën e tij të mbjellë me grurë.
Sipas tij, janë djegur 42 ari tokë të mbjellë, ndërsa dëmi material vlerësohet në rreth 500 euro. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe njësia e forenzikës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Zjarrvënie”. Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
