Një grua 46-vjeçare ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një ndërtese. Ngjarja tragjike ka ndodhur të shtunën në rrugën “12 qershori”. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt. “ Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur të lënduarën.
Më pas ka ndërhyrë edhe ekipi i Emergjencës së Shtimes, i cili e ka transportuar për trajtim mjekësor në QKMF-Shtime. Rreth orës , Policia është njoftuar se 46-vjeçarja kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit, hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, të cilët kanë kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht së bashku me shtyllat metalike (gilinderat). Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion ”, tha Veseli .
