Ndërhyrja e Trumpit për të anuluar kartonin e kuq të Balogunit ngjall

0%

Shpërndaje në: Kampanja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kupën e Botës mori kthesë të jashtëzakonshme të dielën, kur FIFA mori vendimin e paprecedentë për të pezulluar suspendimin automatik prej një ndeshje të Folarin Balogun, për kartonin e kuq në ndeshjen e kaluar.

FIFA lejoi paraqitjen e yllit të ri amerikan në ndeshjen e një të tetës së finales ndaj Belgjikës, që zhvillohet në të mëngjesit të së martës, sipas kohës në Kosovë. Ishte presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që kërkoi personalisht nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino të “rishikonte çështjen”.

Ky veprim e vuri procesin disiplinor të FIFA-s në qendër të vëmendjes globale, ndërsa reagimet janë të shumta. Dhe përnjëherë taktika apo zgjedhja e ekipit nuk është në qendër, por marëdhënia e organizatës botërore të futbollit me pushtetin politik. Brenda pak minutash vendimi solli një nga stuhitë më të mëdha mediatike të Botërorit, duke dominuar debatet dhe lajmet sportive.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekspertë, komentatorë dhe ish-lojtarë e vënë në dyshim nëse FIFA kishte mbështetur drejtësinë apo kishte minuar rregullat e saj. Pyetjet u shtuan mbi rrethanat e vendimit, derisa FIFA nuk iu përgjigj kërkesave të shumta për koment dhe për telefonatën e Trumpit me Infantinon. Balogun ishte përjashtuar me të kuq në fitoren 2:0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës, në raundin e parë nokaut.

Ai ishte përjashtuar pas rishikimit të VAR-it, kurse vendimi u vlerësua diskutabil. Dhe Presidenti Trump i telefonoi Infantinos për t’i kërkuar FIFA-s të shqyrtonte përjashtimin. FIFA në fakt e lejon Balogunin të luajë pa e anuluar kartonin e kuq. Dënimi prej një ndeshje moslojë është shndërruar dënim me kusht për periudhë njëvjeçare.

“Faleminderit FIFA-s që bëri atë që ishte e drejtë dhe e përmbysi një padrejtësi të madhe”, shkroi Trump. Edhe Shtëpia e Bardhë festoi kthimin e Balogunit me një postim. Vendimi ka befasuar edhe lojtarët e SHBA-së. Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel tha se Balogun nuk e meritonte kartonin e kuq, por vuri në dyshim vendimin për të pezulluar dënimin e tij. “Vendimi u mor.

Dhe kush e përmbys këtë vendim atëherë dhe kur? Dhe mbi çfarë baze? Sa larg shkon kjo tani? Kjo është e çuditshme për mua. Ku fillon dhe ku mbaron kjo”, ka thënë Tuchel. Ndërkohë Federata e Futbollit e Belgjikës mbeti “e habitur” nga vendimi i FIFA-s për të lejuar Balogunin të luajë. Sipas federatës belge, vendimi është në kundërshtim të plotë me rregulloret.

Ky megjithatë nuk është rasti i parë që FIFA ndryshon vendimet për kartonë. Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo luajti në ndeshjet e para të këtij Botërori pasi FIFA pezulloi dy ndeshjet e fundit të një ndalimi prej tri ndeshjesh. Ai suspendim ishte dhënë kur Ronaldo u përjashtua në kualifikime ndaj Irlandës.

Përfundimisht vendimi pas ndërhyrjes së Trumpit do të diskutohet ende shumë.

Burimi: Koha