Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi menjëherë pas fitores së Anglisë ndaj Meksikës në Kupën e Botës, duke lavdëruar kapitenin anglez Harry Kane. Në një postim në rrjete sociale, ai shkroi: “Harry Kane i Anglisë është një lojtar i SHKËLQYER!!!” Entuziazmin për suksesin e Anglisë e shprehu edhe Princi William. Ai publikoi një mesazh në platformën X, ku shkroi: “Bravo, Angli!
Hajde çerekfinale!” Well done England! Bring on the quarter final! 🏴 W — The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) July 6, 2026 Anglia siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës falë një fitoreje dramatike 3-2 ndaj Meksikës në stadiumin legjendar “Azteca”.
Takimi ishte i mbushur me emocione, ritëm dhe kthesa të shumta, ndërsa protagonisti kryesor ishte Jude Bellingham, i cili realizoi dy gola dhe udhëhoqi anglezët drejt triumfit. Anglia avancon në çerekfinale, ku do të përballet me Norvegjinë, skuadrën që befasoi duke eliminuar Brazilin. Ndeshja është planifikuar të zhvillohet më 11 korrik në Miami.
