Tragjike në Shtime: 46-vjeçarja humb jetën pasi dyshohet se ra nga

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Shtime, ku një grua 46-vjeçare ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një ndërtese, raporton Sinjali. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më , rreth orës , kur autoritetet kanë pranuar informacion se një grua kishte rënë nga kati i tretë i një objekti në rrugën “12 Qershori” në Shtime. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku e kanë gjetur të lënduar 46-vjeçaren.

Ekipi i Emergjencës së Shtimes e ka transportuar fillimisht për trajtim mjekësor në QKMF-Shtime, por rreth orës Policia është njoftuar se ajo kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori i shtetit, hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas hetimeve të para, dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht së bashku me shtyllat metalike (gilinderat). Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com