KRU Prishtina zbulon 17 lidhje ilegale në ujësjellës

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se gjatë kontrolleve janë zbuluar lidhje ilegale në ujësjellës. Gjatë kontrolleve të realizuara janë gjetur 8 lidhje ilegale në Hajvali, 5 lidhje ilegale në Bërnicë, 4 lidhje ilegale në Llukar. “Kjo që po ndodh është më shumë se e tmerrshme”, thuhet në postimin e KRU Prishtina.

“Lidhjet ilegale shkaktojnë humbje të mëdha të ujit, dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit dhe ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin e rregullt të konsumatorëve që paguajnë shërbimin”. “Kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe ndaj të gjithë personave që kryejnë kyçje ilegale do të ndërmerren masat e parapara me ligj”, thuhet tutje më tej në njoftim.

Burimi: Telegrafi