Fermerët e qumështit në Kosovë kanë paralajmëruar protestë për ditën e sotme para Ministrisë së Bujqësisë, pas ndërprerjes së grumbullimit të qumështit të freskët, situatë që sipas tyre po rrezikon seriozisht mbijetesën e fermave. Vendimi për organizimin e protestës është marrë njëzëri nga Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit në mbledhjen e mbajtur më 5 korrik.
Protesta është paralajmëruar të nisë në orën para objektit të Ministrisë së Bujqësisë. Fermerët kërkojnë që grumbullimi i qumështit të rifillojë pa vonesa, të publikohen sa më shpejt rezultatet përkatëse për të larguar çdo dyshim ndaj produkteve vendore, si dhe të rikthehet çmimi i mëparshëm i qumështit, pasi, sipas tyre, ulja e tij po i çon fermat drejt falimentimit.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protestës do t’i bashkohen me traktorë, mjete të tjera bujqësore dhe cisterna të mbushura me qumësht. Po ashtu, ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin me vete bidonë, pasi gjatë protestës do të shpërndahet qumësht falas. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
