Fenerbahçe pa Muriqin në përgatitje

0%

Shpërndaje në: Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk është përfshirë në ekipin prej 36 lojtarësh të Fenerbahçes për përgatitjet në Austri. Muriqi është i lënduar dhe do ta vazhdojë punën në Stamboll, sipas programit të përcaktuar nga ekipi mjekësor.

“Muriqi pësoi lëndim gjatë kampit stërvitor në Topuk Yaylasi dhe iu diagnostikua një këputje e pjesshme në muskulin e këmbës së djathtë”, shkruan “fotosport” të dielën. Muriqi 32-vjeçar u kthye te Fenerbahçe pas shkëlqimit në Spanjë. Ai edicionin e kaluar në La Liga me fanellën e Mallorcas i realizoi 23 gola. Muriqi me Fenerin ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2029.

Burimi: Koha