Karabinierët italianë dhe ushtarët çekë të KFOR-it zhvillojnë

0%

Karabinierët italianë dhe ushtarët çekë të angazhuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), më kanë zhvilluar një stërvitje me helikopter në Kampin Film City në Prishtinë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitja kishte për qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e koordinimit ndërmjet ekuipazheve ajrore dhe personelit në terren. Aktivitetet përfshinë transportimin e personelit, evakuimin e trupave dhe simulimin e skenarëve emergjentë, me synim ruajtjen e gatishmërisë operacionale dhe përmirësimin e reagimit në situata të ndryshme.

KFOR thekson se këto stërvitje pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të misionit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në njoftim rikujtohet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 për të kontribuar për një mjedis të sigurt dhe të qetë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Po ashtu, KFOR-i thekson se vazhdon të punojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Burimi: Kallxo