Nicolas Jackson përplaset publikisht me Paul Keitas pas Botërorit 2026

0%

Pas eliminimit të Senegalit nga Belgjika në Kupën e Botës 2026, në vend ka shpërthyer një debat i fortë që përfshin sulmuesin Nicolas Jackson dhe ish-futbollistin Paul Keita. Çështja nisi pasi Keita bëri një deklaratë publike ku e akuzoi Jacksonin për probleme me alkoolin gjatë turneut, duke pretenduar se kjo kishte ndikuar në paraqitjen e tij dhe të ekipit.

Sipas tij, Jackson nuk ishte në gjendje të stërvitej normalisht gjatë Botërorit për shkak të konsumit të alkoolit. Reagimi i sulmuesit erdhi shpejt përmes rrjeteve sociale, ku ai i hodhi poshtë akuzat dhe tha se ato nuk janë të vërteta. Jackson u shpreh se nuk konsumon alkool dhe se nuk ka pirë kurrë, duke shtuar se i përkushtohet kombëtares dhe shokëve të skuadrës.

Ai iu drejtua drejtpërdrejt edhe ish-futbollistit, duke e kritikuar për deklaratat e bëra dhe duke kërkuar të mos përhapë informacione të pavërteta. Debati ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ndërsa Federata Senegaleze e Futbollit nuk ka reaguar ende për ngjarjen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot