Klubi i Struga Trim Lum ka prezantuar përforcimin më të ri për sezonin e ri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, sulmuesin francez Agamag Hamond. Hamond, 29 vjeç, i cili zotëron edhe shtetësinë e Ganës, gjatë karrierës së tij ka luajtur vetëm për klube franceze, kryesisht në ligat e ulëta, si Drancy, Bayonne, Libourne dhe Challans.
Gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar ai ishte pjesë e skuadrës së Chauray, nga e cila tani transferohet te Struga TL. Me afrimin e Hamondit, Struga TL synon të forcojë repartin sulmues në prag të sezonit të ri.
