KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë për rritjen e

0%

Shpërndaje në: Karabinierët italianë dhe ushtarët çekë të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar stërvitje me helikopterë në Camp Film City në Prishtinë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitja kishte për qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e koordinimit ndërmjet ekuipazheve ajrore dhe personelit në terren. Aktivitetet përfshinë transportin e personelit, evakuimin e trupave dhe ushtrime mbi skenarë emergjentë, me synim ruajtjen e gatishmërisë operacionale dhe ndërgjegjësimit situativ të personelit të KFOR-it.

KFOR thekson se këto stërvitje pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të misionit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha