Parandalohet një ngjarje e rëndë në Shkodër, arrestohet 38-vjeçari me

0%

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në Vaun e Dejës, duke arrestuar një 38-vjeçar që transportonte një minë me telekomandë, ndërsa një bashkëpunëtor i dyshuar është shpallur në kërkim.

Operacioni policor i koduar “Remote” u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë së Vaut të Dejës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Stajkë, u ndalua për kontroll automjeti me të cilin lëvizte i dyshuari.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan një minë me telekomandë të lidhur me një aparat celular, e përshtatur për shpërthim në distancë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti, një maskë dhe dy telefona celularë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, në pranga u vu shtetasi Euglen Buraku 38 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, ndërsa u shpall në kërkim E. P., 34 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë rast.

Nën drejtimin e Prokurorisë, hetimet vijojnë për të përcaktuar destinacionin dhe qëllimin e transportimit të lëndës plasëse, si edhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.

Burimi: Telegrafi