Mërgimtarët nisen drejt Kosovës, sa po presin në kufij?

0%

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se këtë të diel pritjet në shumicën e pikave kufitare janë pa fluks të shtuar pritjeje. Sipas përditësimit të fundit, pothuajse të gjitha pikat kufitare regjistrojnë pritje prej 3 deri në 5 minutash si në hyrje ashtu edhe në dalje. Megjithatë në Han të Elezit dhe Vërmicë, mërgimtarët presin nga 10 deri në 15 minuta në hyrje.

Ndërsa në dalje pritjet mbeten 3-5 minuta.

Burimi: Bota Sot