Dera gjysmë e hapur e BE-së për Ballkanin: Kosova mbetet vendi më

0%

Që nga 1 korriku 2013, kur Kroacia u bë anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian, dera e zgjerimit mbeti formalisht e hapur për 6 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Gjatë kësaj kohe, procesi i integrimit është bërë më i rreptë në kushte, ndërsa vendet nuk lanë pas konfliktet etnike dhe kanë një hendek të madh në standardet ekonomike dhe ato të qeverisjes me BE-në.

Projekti i dikurshëm i anëtarësimit në bllok të rajonit ka rënë, teksa vendet po përparojnë me shpejtësi të ndryshme. “Monitor” ka analizuar, bazuar në shkrimet dhe shifrat e gjashtë gazetarëve ekonomikë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në një projekt të mbështetur nga GIZ dhe #SustainMedia, shpejtësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Mali i Zi dhe Shqipëria kanë ecur më shpejt, teksa Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar nga çështje politike dhe etnike, Serbia po lëviz me ritëm të ngadaltë, ndërsa Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina vazhdojnë të përballen me pengesa themelore shtet-formuese dhe institucionale. Mali i Zi ka premisa të bëhet anëtar më shpejt se vendet e tjera.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vendi ka hapur prej kohësh negociatat dhe ka mbyllur përkohësisht 16 nga 33 kapitujt. Ambicia zyrtare është anëtarësimi në vitin 2028, një objektiv që ka marrë edhe mbështetje politike nga Brukseli. Shqipëria ka shënuar përparimin më të shpejtë në rajon gjatë dy viteve të fundit. Në qershor 2026, vendi ka hyrë zyrtarisht në fazën e mbylljes së negociatave, pasi ka hapur të gjithë kapitujt.

Objektivi i qeverisë është mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi rreth vitit 2030. Në krahun tjetër qëndron Maqedonia e Veriut, ndoshta shembulli më unik ku procesi nuk përparon nga kriteret politike. Dy dekada pas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe pas ndryshimit të emrit të shtetit përmes Marrëveshjes së Prespës, vendi ende nuk ka nisur negociatat.

Bllokimi lidhet me kërkesën për ndryshime kushtetuese që do të përfshinin të drejtat e komunitetit bullgar, një kusht që refuzohet nga qeveria. Serbia përfaqëson një rast krejt të ndryshëm. Ajo mbetet vend kandidat dhe vazhdon negociatat, por ritmi është ngadalësuar ndjeshëm. Nga 35 kapituj, vetëm 22 janë hapur dhe vetëm dy janë mbyllur përkohësisht.

Pengesat kryesore mbeten normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, sundimi i ligjit dhe refuzimi për t’u harmonizuar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, sidomos lidhur me Rusinë. Kosova mbetet vendi më larg anëtarësimit. Dhjetë vjet pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ajo ende nuk ka statusin e vendit kandidat.

Përveç reformave të brendshme në drejtësi, administratë dhe luftën kundër korrupsionit, Kosova, sipas Monitor, përballet me një pengesë kryesore që lidhet me mosnjohjen nga pesë shtete anëtare të BE-së. Për më tepër, dialogu me Serbinë vazhdon të jetë kushti kryesor politik.

Edhe pse ka bërë hapa në fusha si SEPA, Plani i Rritjes dhe integrimi ekonomik rajonal, rruga drejt anëtarësimit mbetet e bllokuar nga faktorë që shkojnë përtej reformave të brendshme. Procesi i integrimit për në BE i Bosnjë-Hercegovinës mbetet tepër sfidues.

Edhe pse mori statusin e vendit kandidat në vitin 2022 dhe në vitin 2024 mori miratimin politik për hapjen e negociatave, procesi mbetet i kushtëzuar nga reformat institucionale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com