Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën me kallamishte pranë plazhit të Tales në Lezhë, duke djegur një sipërfaqe të gjerë dhe duke mobilizuar shërbimet emergjente. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke përfshirë një zonë që shtrihet përgjatë vijës bregdetare.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet zjarrfikëse, të cilat po përballen me vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe pranisë së kënetave, që pengojnë afrimin e mjeteve të specializuara pranë vatrës së zjarrit.
Për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve, autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë pranë objekteve turistike dhe bizneseve që ndodhen në afërsi, ndërsa ekipet e emergjencës mbeten në gatishmëri për të parandaluar dëme të mëtejshme. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e incidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
