Një shtetas i huaj është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, nën dyshimin për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës , gjatë kontrollit të dokumenteve të një autobusi në pikën kufitare. Gjatë procedurës së kontrollit, i dyshuari kishte vendosur një kartëmonedhë prej 5 eurosh brenda dokumenteve të udhëtimit.
I pyetur nga zyrtarët policorë për arsyen, ai ka deklaruar se paratë i kishte lënë “për kafe” për policët që po merreshin me kontrollin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.
