Dështon përpjekja e meksikanëve për të lënë pa gjumë lojtarët e

0%

Shpërndaje në: Tifozët e Meksikës ndezën fishekzjarrë dhe u shfaqën me instrumente muzikore në një përpjekje të pasuksesshme për të penguar përgatitjet e Anglisë para ndeshjes në Kupën e Botës. Meksika e Anglia përballen në të mëngjesit të hënën, sipas kohës në Kosovë, në 1/8 e finales së Botërorit.

Planet e anglezëve për të qëndruar të qetë në natën para ndeshjes u rrezikuan kur u mësua hoteli se ku do të qëndrojnë “Tre Luanët”. Pamjet e publikuara kanë shfaqur tifozë të Meksikës që po përpiqeshin të mbanin zgjuar yjet anglezë. Por policia e rrethoi hotelin, ndërsa detyroi tifozët e zhurmshëm të largohen.

Ekipi i sigurisë i Anglisë ngul këmbë se përpjekjet për të lënë pa gjumë lojtarët kishin fare pak apo aspak ndikim. Rreth mesnatës në afërsi të hotelit kishte më shumë gazetarë e policë se tifozë. Tifozët janë larguar rreth 400 metra nga hoteli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mexican fans trying to disrupt the England team during the night ahead of tonight’s big game… 😭🫣 pic.twitter.com/TVH7KKEOmB — Football Away Days (@FBAwayDays) July 5, 2026

Burimi: Koha