Ekskluzive| 20-vjeçarja nga Podujeva zhduket prej katër ditësh,

0%

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zhdukjen e një 20-vjeçareje nga Podujeva, pasi familja raportoi se ajo është larguar nga shtëpia prej disa ditësh dhe nuk ka më asnjë kontakt me të, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për B. A. (20-vjeç), largimin e së cilës e ka denoncuar babai i saj, B. A (48-vjeç).

Sipas kallëzimit, B. është larguar nga shtëpia më , së bashku me një person të identifikuar si Vesel Bollo, për të cilin familja pretendon se është shtetas i Republikës së Shqipërisë. Babai ka deklaruar se që nga dita e largimit nuk ka pasur asnjë kontakt me vajzën dhe se, pavarësisht kërkimeve në Podujevë dhe Prishtinë, nuk ka arritur ta lokalizojë.

Familjarët kanë njoftuar gjithashtu Policinë se B. ka probleme shëndetësore, çka e bën rastin edhe më shqetësues. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Person i zhdukur”, ndërsa Policia ka nisur veprimet operative dhe hetimore për gjetjen e 20-vjeçares dhe sqarimin e rrethanave të largimit të saj. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com