Albion Pllana transferohet në Maltë

0%

Shpërndaje në: Mbrojtësi i krahut, Albion Pllana, karrierën e vazhdon në Maltë. 25-vjeçari të dielën është prezantuar si lojtar i ri i skuadrës Gzira United. Pllana deri më tani ishte te Dukagjini dhe është vlerësuar prej mbrojtësve më cilësorë të krahut në futbollin kosovar. Te Gzira United presin shumë nga kosovari, ndërsa kanë shkruar për aftësitë e Pllanës.

Pllana si futbollist është zhvilluar te Trepça ’89 në Mitrovicë. Gzira United e përfundoi kampionatin e kaluar në vendin e gjashtë.

Burimi: Koha