E mitura denoncon babanë në Prishtinë: “Më goditi disa herë me

0%

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një vajzë e mitur ka denoncuar babanë e saj, duke pretenduar se është dhunuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje në familje, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “Gafurr Loku”, ndërsa i dyshuar është A. Xh. (1984).

Sipas burimeve, e mitura O.XH. (16 vjeçe), e intervistuar në prani të prindit tjetër, ka deklaruar se rreth orës , pas një mosmarrëveshjeje verbale me babanë, situata kishte eskaluar në dhunë fizike. Ajo ka pohuar se babai e kishte goditur disa herë në trup me një kabllo telefoni, si pasojë e së cilës ka pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa A. Xh. është liruar në procedurë të rregullt. Pas përfundimit të procedurave policore, e mitura është kthyer në shtëpi së bashku me nënën. Hetimet për rastin janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com