Shpërndaje në: Çmimi maksimal i naftës për sot dhe nesër do të jetë 1.41 për litër, ndërsa i benzinës 1.36 euro për litër. Litri i gazit në këto dy ditë do të mund të shitet jo më shtrenjtë se 0.64 euro për litër, ka njoftuar Ministria e Tregtisë në Kosovë.
Çmime të njëjta ishin edhe një ditë më parë, ndërsa krahasur me dy ditë më herët, çmimi në këto dy ditë i bie se do të jenë më të larta për një cent. Së fundmi, kjo ministri ka vendosur ta vazhdojë edhe për 30 ditë masën e përkohshme për rregullimin e çmimeve maksimale të derivateve, me synimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e çmimeve të arsyeshme në treg.
Sipas ministrisë, vendimi është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe analizës së të dhënave të Doganës së Kosovës, të cilat tregojnë se çmimet e importit të derivateve nuk kanë shënuar ulje.
Gjithashtu, është konstatuar se lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare reflektohen në tregun vendor kryesisht kur ato rriten, ndërsa uljet nuk përcillen plotësisht ose ndodhin me vonesë.
