Tentoi të ikte, përplaset me motoçikletën e zyrtarëve policorë në

0%

Shpërndaje në: Një drejtues motoçiklete është përfshirë në një aksident me një motoçikletë të Policisë së Kosovës në Prizren, pasi dyshohet se nuk i është bindur urdhrit për t’u ndalur. Njësia policore e motoçikletave kishte tentuar ta ndalonte për shkak të lëvizjes me shpejtësi të madhe por i njëjti kishte tentuar të ikte dhe kishte goditur motoçikletën e policisë.

“Është raportuar se njësiti policor i motoçikletave kanë tentuar ta ndalojnë një motoçikletë për shkak të lëvizjes me shpejtësi të madhe, por drejtuesi i motoçikletës, i dyshuari, kishte tentuar të ikë dhe largohet. I dyshuari me motoçiklete kishte goditur motoçikletën e policisë”, thuhet në njoftim. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe nuk ka pasur të lënduar.

Rasti është cilësuar si “Aksident komunikacioni rrugor me dëme materiale”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha