Postimi i fundit i këngëtares ndërkombëtare Era Istrefi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi në të është shfaqur edhe artistja suedeze Zara Larsson, e cila ka veshur xhaketën ikonike të përdorur nga Era Istrefi. Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat, të cilët kanë nisur menjëherë të spekulojnë për një bashkëpunim të mundshëm mes dy artisteve.
Shumë prej tyre e kanë interpretuar këtë veprim si një sinjal se diçka e re muzikore mund të jetë në përgatitje. Madje, një pjesë e ndjekësve besojnë se bëhet fjalë për një projekt të përbashkët ose një remix të hitit “Bonbon”, këngës që i hapi dyert Era Istrefit në skenën ndërkombëtare dhe vazhdon të mbetet një nga sukseset më të mëdha të saj.
