Rikthehet te Juvja

0%

Tarik Muahremoviç është shumë pranë rikthimit te Juve. Bardhezinjtë kanë përshpejtuar negociatat me Sasuolon dhe marrëveshja pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh, sapo mbrojtësi boshnjak të kthehet në Itali pas përfundimit të aventurës në Botëror.

Sipas mediave italiane, Juventusi do të paguajë rreth 18 milionë euro për transferimin e 22-vjeçarit, 16 milionë euro plus 2 milionë në formë bonusesh. Edhe marrëveshja me lojtarin është arritur. Muahremoviç do të fi rmosë një kontratë pesëvjeçare me një pagë mbi 2 milionë euro neto në sezon.

Klubi torinez e konsideron mbrojtësin një investim për të ardhmen, pasi ai është rritur në akademinë e Juventusit dhe rikthehet pas dy sezoneve të zhvilluara te Sasuolo, ku u konsolidua si një nga mbrojtësit e rinj më premtues të Serie A. Për Muahremoviç kishte shfaqur interes edhe Interi .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Drejtuesit zikaltër e ndoqën prej muajsh situatën e tij, por nuk arritën kurrë t’i afroheshin një marrëveshjeje konkrete, ndërsa pati interes edhe nga disa klube të Premier League. Një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e lojtarit thuhet se ka pasur edhe Kenan Jildiz.

Dy futbollistët janë miq të ngushtë që nga koha te ekipet e të rinjve të Juventusit dhe sulmuesi turk ka këmbëngulur për rikthimin e Muahremoviç në Torino. Trajneri Luçiano Spaleti e vlerëson potencialin e mbrojtësit boshnjak, edhe pse beson se ai ka ende hapësira për t’u përmirësuar në aspektin e markimit dhe ndërtimit të lojës.

Pas afrimit të Ekhator, Muahremoviç pritet të jetë përforcimi i dytë i Juventusit në këtë merkato, si pjesë e strategjisë së klubit për të investuar te lojtarët e rinj me perspektivë. Juve është shumë pranë blerjes së Kolo Muanit nga PSG.

Burimi: Bota Sot