Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Kaçanikut është trajtuar një rast i vjedhjes së pyllit. Njësitet policore kanë hasur një automjet pikap me targa vendore, ku një i dyshuar ishte duke prerë dru me motosharrë dhe duke i përgatitur për transport. Me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Vjedhje e pyllit”.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë, automjeti është liruar, ndërsa motosharra është konfiskuar.
Burimi:
Bota Sot
