Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka zbuluar bisedën emocionale që pati me Lionel Messi pas eliminimit të kombëtares së tij nga Kupa e Botës 2026. Kepi i Gjelbër zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer ndaj kampionit në fuqi, Argjentinës, por u mposht me rezultat 3-2 pas vazhdimeve në fazën e 1/16 së finales.
Një nga protagonistët kryesorë të skuadrës afrikane ishte pikërisht Vozinha, i cili realizoi edhe një tjetër paraqitje të nivelit të lartë. Pas përfundimit të ndeshjes, portieri veteran zbuloi se Messi e përgëzoi për paraqitjen e tij dhe për rrugëtimin historik të Kepit të Gjelbër në këtë Botëror. “Shkova te Messi pas ndeshjes. Ai më përqafoi dhe më tha: ‘Je i mrekullueshëm.
Populli yt duhet të jetë krenar për ju’. Ishte diçka e pabesueshme për mua. Të dëgjosh fjalë të tilla nga dikush si Leo Messi do të thotë shumë”, u shpreh Vozinha. 39-vjeçari tregoi gjithashtu se e falënderoi kapitenin e Argjentinës dhe i kërkoi të shkëmbenin fanellat. “E falënderova dhe i thashë: ‘Faleminderit, Leo. Ti je më i miri’. Pastaj e pyeta nëse mund t’i shkëmbenim fanellat”.
“Leo më tha se do të ma jepte fanellën në tunel, pasi të përfundonte intervistat”, shtoi ai. Skandal me doping në Kupën e Botës, tetë lojtarë të kombëtares së njohur rezultuan pozitivë Vozinha ishte një nga futbollistët më të spikatur të Kepit të Gjelbër gjatë gjithë turneut.
Portieri 39-vjeçar regjistroi 18 pritje në katër ndeshje, duke luajtur rol kyç në arritjen historike të kombëtares së tij, e cila për herë të parë në histori arriti të kualifikohej në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës./ Telegrafi
