Potoku i bashkohet Gjilanit

0%

Shpërndaje në: Arbër Potoku i është bashkuar skuadrës së Gjilanit. Gjilani të shtunën mbrëma e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë. Potoku iu bashkua Gjilanit si futbollist i lirë pasi i dha fund aventurës tetëvjeçare nga skuadra e Ballkanit. 32-vjeçari pjesë e Ballkanit ishte nga viti 2018.

Me klubin suharekas zhvilloi 263 paraqitje, derisa kontribuoi me shtatë gola dhe 13 asistime. Fitoi gjithashtu tre tituj të kampionit, një herë Kupën e Kosovës dhe dy herë Superkupën. Gjilani ka prezantuar edhe disa përforcime si Ardian Limani, Mevlan Zeka e Marijan Çoriq.

Burimi: Koha