Martinez: Do e lija futbollin, por lindja e vajzës më ndryshoi

0%

Mbrojtësi argjentinas, Lisandro Martinez, ka zbuluar se lindja e vajzës së tij ka qenë momenti vendimtar që e ka ndalur të mendojë për pensionimin nga futbolli, pas një dëmtimi të rëndë që e la për muaj të tërë jashtë fushës. 28-vjeçari pranoi se gjatë periudhës së rikuperimit nga dëmtimi i ligamentit të kryqëzuar anterior kishte menduar seriozisht të tërhiqej, për shkak të dhimbjes fizike dhe lodhjes psikologjike.

“Kam menduar të tërhiqem nga futbolli pasi pësova dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar anterior vitin e kaluar. Thjesht nuk doja të vuaja më. Kisha kaluar edhe dëmtime të tjera në këmbë, përfshirë thyerjen e metatarsalit të pestë, por ky ishte, pa dyshim, më i rëndi”, tha Martinez.

Ai theksoi se gjendja e tij emocionale ishte shumë e rënduar, deri në momentin kur erdhi në jetë vajza e tij, çka i ndryshoi plotësisht mënyrën e të menduarit. “Isha vërtet shumë i goditur psikologjikisht… por më pas lindi vajza ime dhe kjo ndryshoi gjithçka për mua.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kur pashë sakrificën e gruas sime dhe ardhjen në jetë të vajzës sonë, kuptova se duhet të vazhdoj të luftoj”, u shpreh mbrojtësi argjentinas. Sipas tij, ai moment u shndërrua në pikën e kthesës që i dha forcë për të mos hequr dorë nga futbolli dhe për të vazhduar rikthimin në fushë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com