Maroku i pandalshëm, mposht Kanadanë dhe kualifikohet në çerekfinale

0%

Kombëtarja e Marokut ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës 2026 pas një fitoreje ndaj Kanadasë me rezultat 3-0 në kuadër të fazës së 1/8 së finales. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku Kanada rrezikoi e para përmes Tanitoluwa Oluwaseyi, por pa sukses ndaj portierit Bono. Maroku u përgjigj gradualisht, duke marrë kontrollin e lojës në mesfushë.

Pjesa e parë u karakterizua me duele të forta dhe disa kartonë të verdhë për të dy skuadrat, ndërsa Maroku mbeti i rrezikshëm në kundërsulme. Në minutën e 50-të, Maroku kaloi në epërsi me golin e Azzedine Ounahi, i cili finalizoi saktë nga distanca pas asistimit të Achraf Hakimit për 1-0. Kanada tentoi të reagojë, por mbrojtja marokene dhe portieri Bono qëndruan të pathyeshëm.

Në minutat e fundit, Maroku vulosi fitoren me golin e dytë, duke konfirmuar dominimin dhe kalimin e sigurt në fazën tjetër. Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, Maroku ia doli të shënojë edhe një gol, kësaj radhe me Soufiane Rahimi që realizoi për 3-0 pas asistimit nga Brahim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me këtë fitore, Maroku siguron kalimin në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e duelit mes Paraguait dhe Francës./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi