Shpërndaje në: Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka folur për përballjen ndaj Spanjës. Portugalia në 1/8 e finales përballet me Spanjën të hënën nga ora . Ronaldo pranon se Spanja është një nga favoritët për ta fituar Kupën e Botës.
Sulmuesi i Al-Nassrit megjithatë ka deklaruar se skuadra është e gatshme për përballjen ndaj Spanjës. 41-vjeçari gjithashtu thotë se skuadra e njeh shumë mirë kundërshtarin. “Do të jemi gati. I njohim shumë mirë. Spanja është një nga favoritët kryesorë për ta fituar turneun. Do të jetë një ndeshje shumë e baraspeshuar dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Ronaldo.
Portugalia në 1/8 e finales u kualifikua pasi e eliminoi Kroacinë duke e mposhtur me rezultatin 2:1. Ndërsa Spanja arriti ta mposhte Austrinë me rezultatin bindës 3:0. Ronaldo deri më tani në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada ka tri gola të shënuar.
