Filmi nga Kosova fiton çmimin “CineMasters Award” në Gjermani

0%

Kinematografia kosovare ka shënuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar në rrjetet sociale se filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është shpallur fitues i çmimit CineMasters Award në kuadër të Filmfest München 2026. “Një tjetër sukses për kinematografinë kosovare.

Filmi ‘Shame and Money’, me regji të Visar Morina, është shpallur fitues i CineMasters Award në Filmfest München 2026”, ka shkruar Ajeti. Ajeti uroi regjisorin Visar Morina dhe gjithë ekipin realizues për këtë vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar, duke e cilësuar çmimin si një arritje të re për filmin dhe kinematografinë e Kosovës.

Burimi: Bota Sot