Zjarr i madh pranë një kompleksi banesor në Prishtinë, dikush ia vuri

0%

Një zjarr ka shpërthyer sot në lagjen Kodrina, në zonën e Matit 1 në Prishtinë, pranë bllokut R8, ku ndodhet një ndërtesë 20-katëshe. Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali , flakët kanë përfshirë grumbuj mbeturinash të lëna pranë objektit, të cilat dyshohet se ishin depozituar nga punëtorët e kompanisë ndërtuese dhe nga banorët që kanë mobiluar banesat e tyre.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar pasi dikush u ka vënë flakën mbeturinave. Si pasojë e temperaturave të larta, janë thyer xhamat e lokaleve që ndodhen në katin përdhesë të ndërtesës, ndërsa ekzistonte rreziku që zjarri të përhapej edhe në pjesët e tjera të objektit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të hetojnë rrethanat e incidentit dhe shkakun e saktë të zjarrit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com