Një zjarr ka shpërthyer sot në një grumbull mbeturinash dhe mbetjesh ndërtimore në lagjen “Mati 1” në Prishtinë. Sipas pamjeve të siguruara, shihet se si digjet bërlloku, ndërsa nuk ka të lënduar e as nuk ka ndonjë dëme material. Lajmin e ka konfirmuar edhe komandanti i Zjarrfikësve të Kosovës për rajonin e Prishtinës, Mal Gashi.
Ai bëri të ditur se në vend të ngjarjes gjenden ekipet e zjarrfikësve të cilët i kanë shuar flakët.
Burimi:
Bota Sot
