Historia e pabesueshme e mesfushorit afrikan

0%

Mesfushori Kwasi Sibo e ka bërë debutimin me Ganën vetëm në 8 shtator të vitit 2025, konkretisht ndaj Malit në kualifikueset e Kupës së Botës. Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë, Sibo e veshi për herë të parë fanelën e Ganës si profesionist në moshën 28 vjeç, 2 muaj dhe 15 ditë. Ftesa në Kupën e Botës 2026, ishte arritja më e madhe profesionale për Kwasi Sibo.

Ai jo vetëm që ishte pjesë e listës, por edhe titullar në mesfushë. Personazhi në fjalë luajti 90 minuta të plota kundër Anglisë së Harry Kane, sikurse ishte startues edhe në ndeshjen e fundit kundër Kolumbisë, faza e 1/32-ave, ku kombëtarja afrikane u eliminua pas disfatës 0 – 1.

Në verën e vitit 2019, Sibo u bashkua me Skënderbeun e Korçës në Superiore, ku zhvilloi 16 ndeshje, e përkthyer me vetëm 1 gol. Aktualisht, mesfushori ganez ka mbetur pa ekip, pas largimit nga Real Oviedo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot