Mbrojtësi argjentinas, Lisandro Martinez, ka zbuluar se e kishte konsideruar pensionimin pas dëmtimit të rëndë që e la për muaj e muaj jashtë fushës së gjelbër. Sidoqoftë, kishte qenë lindja e vajzës së tij që ia kishte ndryshuar tërësisht mënyrën e të menduarit 28-vjeçarit.
“Kam menduar të tërhiqem nga futbolli pasi pësova dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar anterior vitin e kaluar,” ka thënë Lisandro Martinez. “Thjesht nuk doja të vuaja më! Sepse kisha kaluar tashmë dëmtime të tjera në këmbë… edhe kur theva metatarsalin e pestë, por ky ishte, pa dyshim, më i rëndi”.
“Isha vërtet shumë i goditur psikologjikisht… por më pas lindi vajza ime dhe kjo ndryshoi gjithçka për mua. Pashë se si gruaja ime solli në jetë vajzën tonë dhe sa sakrificë e madhe ishte ajo”. “I thashë vetes: Si është e mundur që të mos vazhdoj të luftoj?”
