Arrestohet 34-vjeçari në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis me vlerë

0%

Arrestohet 34-vjeçari Kristian Gjoni, pas sekuestrimit të 46 kilogramëve kanabis në Rinas, në kuadër të operacionit policor të koduar “Suitcases”. Policia ka njoftuar se operacioni u zhvillua të premten nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Autoritetet Doganore.

Sipas policisë, droga ishte e ndarë në 89 paketime dhe kishte vlerë tregu rreth 250 mijë euro. Lënda narkotike dyshohet se po trafikohej nga Kanadaja drejt Shqipërisë. “DVP Tiranë. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Autoritetet Doganore, operacioni policor i koduar ‘Suitcases’.

Goditet një rast tentativë për trafikimin e rreth 46 kg lëndë narkotike cannabis sativa nga Kanadaja drejt Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjatë operacionit janë konstatuar dy valixhe, brenda të cilave ndodheshin 89 paketime të mbyllura me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, në formën e xhelatinës. Në kuadër të këtij operacioni, përveç arrestimit të K.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gj., 34 vjeç, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe A. Gj., 31 vjeçe, dhe L. Sh., 40 vjeçe. Policia bën të ditur se hetimet po vijojnë, me përdorimin e metodave speciale të hetimit, për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com