Edin Kolgeci për një arsye takon Ismet Krasniqin

0%

Një takim për mbamendje mes Edin Kolgecit, Ismet Krasniqit e Besim Alitit. Një shtrëngim duarsh dhe një foto krah për krah, jep sinjalet se miqësia sportive është miqësi sportive dhe bashkëpunimi pritet të jetë edhe më i madh në të ardhmen.

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur kryetarin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci. “Palët kanë biseduar për thellim të bashkëpunimit mes KOK-ut e FHK-së, me fokus të veçantë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, ku hendbolli paraqitet me ekipin e djemve dhe vajzave.

Pikërisht kombëtarja e djemve është përfituese e grantit ekipor të ndarë nga Solidariteti Olimpik i IOC. Presidenti Krasniqi përgëzoi kryetarin Kolgeci për punën dhe përkushtimin e tij dhe FHK-së në avancimin e hendbollit në cilësi dhe masivizim”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot