Familja në të Drejtën Dokësore Shqiptare

0%

Familja shqiptare, si institucion themelor i organizimit shoqëror, është formësuar dhe zhvilluar nën ndikimin e kushteve natyrore, historike, ekonomike dhe kulturore të vendit.1 Në këtë kuadër, familja mirditore paraqet një sërë veçorish të dallueshme, të lidhura ngushtë me organizimin tradicional të kësaj krahine.2 Bashkësia familjare nuk ka qenë një dukuri statike, por një institucion që ka pësuar ndryshime të vazhdueshme përgjatë shekujve.

Familja e kishte fillesën te bashkimi i një çifti nëpërmjet martesës dhe përfshinte fëmijët e lindur prej saj, fëmijët e adoptuar, si dhe anëtarë të tjerë të afërt në gjini.

Ajo përbënte një bashkësi ekonomike dhe shoqërore, e drejtuar nga kryefamiljari, i quajtur i zoti i shtëpisë, ndërsa administrimi i punëve të brendshme të shtëpisë dhe i ekonomisë familjare i besohej gruas më të moshuar, e njohur si e zonja e shtëpisë. I zoti i shtëpisë ushtronte autoritetin e plotë mbi familjen, duke marrë vendime për çështjet ekonomike, shoqërore dhe juridike të saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ana tjetër, e zonja e shtëpisë kishte një rol drejtues mbi gratë dhe fëmijët, ndonëse autoriteti i saj mbetej i kufizuar brenda sferës së jetës së përditshme familjare.

Ashtu si në pjesën më të madhe të krahinave malore të Shqipërisë së Veriut, edhe në Mirditë ka mbizotëruar modeli i familjes patriarkale, i mbështetur në normat e së drejtës zakonore të njohura si Kanuni i Lekë Dukagjinit.3 Në këtë sistem, gruaja kishte një rol dytwsor dhe përjashtohej pothuajse tërësisht nga vendimmarrja për çështjet e rëndësishme të shtëpisë, të ekonomisë familjare dhe të jetës shoqërore të fshatit apo të krahinës.

Vendimet me rëndësi për familjen dhe bashkësinë merreshin në kuvendin e burrave, ndërsa gratë përjashtoheshin pothuajse tërësisht nga procesi i vendimmarrjes.4 Po kështu, në kuvendet e fshatit, të dheut dhe të krahinës, ku diskutoheshin çështje të rëndësishme si lufta, pronat, kufijtë apo konfliktet ndërfisnore, merrnin pjesë vetëm burrat.

Edhe çështjet e fejesës dhe të martesës vendoseshin nga burrat e familjes, ndërsa mendimi i grave merrej parasysh vetëm në raste të rralla. Në familjet më të pasura vërehej edhe një ndarje fizike e hapësirës së banimit: ekzistonte ana e grave, ku qëndronin gratë dhe fëmijët, dhe konaku i burrave, i rezervuar për burrat dhe për pritjen e miqve.

Ndarja e roleve shfaqej qartë edhe në jetën e përditshme. Burrat hanin në një tryezë më vete, ndërsa gratë dhe fëmijët ushqeheshin veçmas. Edhe gjatë mikpritjes respektohej e njëjta ndarje. Puna bujqësore ishte e organizuar sipas një ndarjeje tradicionale të detyrave. Punimi i tokës me parmendë ishte detyrë e burrave, ndërsa mbjellja e farës kryhej zakonisht nga gratë.

Punët e tjera, si prashitja, kryheshin nga të dyja gjinitë. Kopshtet e perimeve dhe sigurimi i një pjese të konsiderueshme të ushqimit familjar mbështeteshin kryesisht në punën e grave. Po kështu, transportimi i druve të zjarrit, i barit dhe i kashtës për bagëtinë kryhej në pjesën më të madhe nga gratë.

Në botëkuptimin tradicional të shoqërisë mirditore, rëndësi të veçantë i kushtohej lindjes së fëmijëve, sidomos të djemve, të cilët konsideroheshin vazhduesit e fisit, trashëgimtarët e pasurisë dhe ruajtësit e emrit të familjes. Një nga tiparet më karakteristike të organizimit familjar në Mirditë ishte respektimi i rreptë i parimit të ekzogamisë.

Sipas traditës, banorët e Spaçit, Oroshit dhe Kushnenit e konsideronin veten pjesëtarë të së njëjtës gjini dhe, për rrjedhojë, nuk lejonin lidhje martesore ndërmjet tyre. Shkelja e kësaj norme konsiderohej një ndër fajet më të rënda dhe, sipas dëshmive gojore, në të kaluarën është ndëshkuar edhe me djegien e fajtorëve mbi turrën e druve.

Një nga tiparet më karakteristike të organizimit familjar në Mirditë ishte respektimi i rreptë i parimit të ekzogamisë. Sipas traditës, banorët e Spaçit, Oroshit dhe Kushnenit e konsideronin veten pjesëtarë të së njëjtës gjini dhe, për rrjedhojë, nuk lejonin lidhje martesore ndërmjet tyre.5 Tradita gojore ruan kujtime për dënime shumë të rënda ndaj atyre që shkelnin këtë normë, përfshirë edhe djegien mbi turrën e druve, ndonëse dokumentimi historik i rasteve konkrete mbetet i kufizuar.6 Megjithëse pozita e gruas në shoqërinë patriarkale ishte më e ulët në raport me burrin, e drejta zakonore parashikonte mbrojtje të veçantë për nderin dhe integritetin e saj. 7 Çdo përpjekje për përdhunim apo cenim të nderit të një gruaje dënohej rëndë nga gjykimi i pleqve, me gjoba të rënda, djegie të shtëpisë së fajtorit, madje në raste të caktuara edhe me dëbimin e familjes së tij nga krahina për një periudhë disa vjeçare.

Për shkak të ndalimit të martesave brenda tri bajrakëve të Mirditës së Vjetër, lidhjet martesore u zhvilluan kryesisht me krahinat fqinje, si Kthella, Selita, Fani, Dibra, Rranza dhe Malësia e Lezhës. Vetëm gjatë shekullit XX dhe sidomos në periudhën bashkëkohore, këto kufizime filluan të zbuten, duke mundësuar lidhje martesore edhe me krahina të tjera të Shqipërisë.

Burimi: Bota Sot