Urime 250 vjetori i pavarësisë mikja jonë e bekuar ShBA

0%

Sot kur po urojmë përvjetorin e 250 të Pavarësisë së ShBA-së, na kujtohet një nga personalitet mbikohore të saj i cili ishte edhe në fakt autor kryesor i Dekaratës së Pavarësisë, ky gjeni ishte Thomas Jefferson, në atë kohë ai ishte 30 vjeç por me stilolapsin e tij ai shkroi Deklaratën e pavarësisë së atdheut të tij ,Deklaratë kjo që u bë shembull për gjithë botën demokratike dhe të civilizuar.

Që në vegjëli gjatë shkollimit të tij ai mori një reputacion të mirë si njeriu më i arsimuar dhe i urtë i kohës së tij. Ai ishte një matematikan i mirë, por jo orator, dora e tij që mbante stilolapsin si një shkrimtar i lidhur me kokën gjeniale të tij ishte më e talentuar se goja e tij, prandaj ai hyri në histori si gjeniu dhe autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë që sot po e kujtojmë dhe urojmë miken tonë ShBA-n.

Thomas Jefferson arriti më shumë me stilolapsin e tij sesa të tjerët me talentin më të shkëlqyer oratorik e retorik. Jefferson njihte gjuhët italiane, spanjolle, frënge, italiane, greke dhe shqipe. Ai mbështeti me forcë dhe vendosmëri ndarjen e kishës nga shteti. Ai mbështeti fuqimisht dhe me vendosmëri ndarjen e kishës nga shteti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shtetet e Bashkuara i detyrohen atij sistemin elegant të monedhës së tyre etj. Kur, gjatë rrjedhës së ngjarjeve, një komb detyrohet të shpërndajë lidhjet politike që e bashkonin atë me një tjetër dhe të marrë midis fuqive të tokës pozicionin e veçantë dhe të barabartë që i takon nga dekretet e natyrës dhe Krijuesit të saj, respekti i duhur për mendimet e njerëzve kërkon që ai të deklarojë publikisht shkaqet që sollën një ndarje të tillë.

Në kuadër të kësaj dite të madhe për mikun tonë të madh ShBA dhe për ne si popull po e ndaj një pjesë të Deklaratës së Pavarësisë së saj të shkruar nga dora gjeniale dhe stilolapsi i tij magjik Thomas Jefferson, Deklarata e Pavarësisë e shkruan nga i është gjallë edhe sot dhe prek shumë popuj liridashës që duan të jetojnë të lirë dhe të pavarur në atdheun e tyre: „Ne i konsiderojmë të vërtetat e mëposhtme si të vetëkuptueshme: se të gjithë njerëzit lindin të barabartë; se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me të drejta të caktuara të patjetërsueshme, se midis tyre janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë; se, për të siguruar këto të drejta, qeveritë vendosen midis njerëzve, pushtetet e drejta të të cilave rrjedhin nga pëlqimi i të qeverisurve; se sa herë që ndonjë formë qeverisjeje ndërhyn në mënyrë shkatërruese me këto qëllime, populli ka të drejtë të ndryshojë ose shfuqizojë atë qeveri, të krijojë një qeveri të re dhe ta bazojë atë në themele të tilla, dhe të rregullojë pushtetet e saj në atë formë që u duket më e nevojshme për sigurinë dhe lumturinë e tyre.

Maturia, me të vërtetë, dikton që qeveritë e vendosura prej kohësh nuk duhet të ndryshohen për shkaqe të lehta ose të përkohshme; dhe në përputhje me rrethanat, e gjithë përvoja ka treguar se njerëzit janë më të prirur të durojnë vuajtje për sa kohë që ato janë të durueshme sesa të përpiqen të fitojnë drejtësi për veten e tyre duke shkatërruar format me të cilat dikur janë mësuar.

Por kur një seri e gjatë abuzimesh dhe shkeljesh të paligjshme, që ndjekin pa ndryshim të njëjtin qëllim, vërteton qëllimin e nënshtrimit të popullit ndaj despotizmit absolut, atëherë populli ka të drejtë, në fakt është detyra e tij, të përmbysë një qeveri të tillë dhe të krijojë mbrojtje të reja për sigurinë e tij në të ardhmen.

I këtij lloji ishte pranimi i heshtur i këtyre kolonive, dhe e këtij lloji është tani domosdoshmëria që i detyron ata të ndryshojnë sistemin e mëparshëm të qeverisjes…Si provë e kësaj, le t’i paraqiten këto faktet botës së paanshme.“( C. L.J, 1893) Kështu më 3 korrik ishte mjaft e qartë se kjo Deklaratë e Pavarësisë me autor kryesor Thomas Jefferson do të triumfonte.

Mëngjesin e 4 korrikut 1776, u debatua Deklarata e Pavarësisë, e paraqitur nga komiteti. Pati në fakt disa debate. Por, më në fund, rreth orës të 4 korrikut 1776, Deklarata u miratua unanimisht dhe u nënshkrua nga delegatët e tyre. John Hancock, Kryetari i Kongresit, nënshkroi i pari, i ndjekur nga John Adams, Samuel Adams dhe pastaj të tjerët.

Fëmijët ishin caktuar si lajmëtar të kësaj dite të madhe dhe vraponin lart pa frymë duke shpërnda lajmin e madh të pavarësisë.

Dhe kështu pasi ushtarët e vjetër me tinguj më të fuqishëm se kurrë më parë i dërguan popullit tingullin e lirisë dhe pavarësisë, në shtëpi, në rrugë e kudo u dëgjua ai tingull dhe të gjithë e njohën kuptimin e saj dhe iu përgjigj me duartrokitje të zjarrta e gëzim të madhë.

Këtu po e ndaj edhe një Letër kur u emërua Babai i kombit amerikan George Washington si komandant i përgjithshëm: “Delegatët e Kolonive të Bashkuara…: Për George Washington!

“Ne, duke parë besim të veçantë në patriotizmin, udhëheqjen dhe besnikërinë tuaj, me anë të kësaj ju emërojmë dhe ju shohim si Komandant të Përgjithshëm të Ushtrisë së Kolonive të Bashkuara dhe të gjitha forcave të armatosura që ajo ka ngritur ose do të krijojë, dhe të gjithë ata që bashkohen vullnetarisht me Ushtrinë, për mbrojtjen e lirisë amerikane dhe sprapsjen e të gjitha sulmeve armike kundër saj; dhe me anë të kësaj ju jepet e drejta dhe autoriteti për të bërë gjëra që mendoni se janë më të mirat për mirëqenien e vendit.

Gjithashtu, me anë të kësaj kërkojmë që të gjithë oficerët dhe ushtarët të jenë të bindur ndaj urdhrave tuaja dhe të zellshëm në kryerjen e detyrave të tyre.

Ju këshillojmë dhe ju nxisim të tregoni kujdes në përdorimin e pushtetit që ju është besuar dhe të siguroheni që në kamp të mbizotërojë disiplina dhe rendi i rreptë dhe që ushtarët të stërviten rregullisht dhe të pajisen me të gjitha furnizimet e nevojshme.

Ju duhet të silleni në çdo aspekt sipas ligjeve dhe rregullave të luftës (siç janë bashkëngjitur këtu) dhe t’u bindeni menjëherë të gjitha urdhrave që mund të merrni herë pas here nga Kongresi aktual ose çdo Kongres i mëvonshëm i Kolonive të Bashkuara. Ky autorizim do të mbetet në fuqi derisa të revokohet nga Kongresi aktual ose çdo Kongres i mëvonshëm. Me urdhër të Kongresit.

John Hancock, President i Kongresit. Filadelfi, . Charles Thomson, Sekretar i Kongresit.”( C. L.J, 1893) Në këtë ditë ne si popull jo vetëm duhet festuar sëbashku me miken tonë të madhe, shpëtimtaren tonë, ndihmëtaren tonë, kontribuesen më të madhe të lirisë, pavarësisë së Dardanisë(Kosovës), pastaj shtetndërtimit dhe njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës etj; dorës ndihmtare që na kapi kur ishim në rrezik dhe vuajtje, përqafueses së fatit tonë që u bë edhe fati i saj etj, por, edhe t’i forcojmë edhe më shumë lidhjet dhe të ecim përgjithmonë bashkë dhe si në kohë paqe ashtu edhe në kohërat e vështira dhe sfiduese.

Sot, të gjithë duhet ta kuptojnë se pa ShBA-n ne kurrë nuk do të ishim të çliruar, të lirë, të pavarur dhe më prezencë ndërkombëtare të NATO/KFOR në Kosovë që e ruan paqen, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Sot, në këtë ditë nuk mund të mos përmendet edhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës dr.Ibrahim Rugova i cili e lidhi miqësinë dhe aleancën me ShBA dhe Dardaninë(Kosovën) për të mos u zgjidhur kurrë më, pra si një lidhje miqësore përgjithmonë dhe e bekuar, sepse ai e dinte se në dorë të ShBA-s ,shteti dhe populli i Kosovës është i sigurtë dhe me të ardhme të qartë europiane.

Prandaj, sot si kurrë më parë pushtetarët dhe kushdo që tenton t’ia lëshojë dorën e bekuar që na ka kap, dhe përqafimit që na ka dhënë në gjirin e saj mikja jonë ShBA, ai bënë mallkim ndaj vetes, populit, dëshmorëve dhe heronjëve por edhe të ardhmes së brezave të vendit dhe shtetit të Kosovës.

Ne jo vetëm që duhet të qëndrojmë në dorën e bekuar të ShBA, por edhe të ecim bashkë me të dhe të punojmë, zhvillohemi e ndërtohemi sëbashku kah dinamikës së saj dhe me mbështetjen e mësimet e saj, ashtu që një ditë Republika e Kosovës të bëhet anëtar i denjë i botës demokratike, i NATO-s,dhe i integruar plotësisht në familjen europiane, respektivisht në Bashkimin Europian.

Urimë 250 vjetori mikja jonë e bekuar ShBA Urime popullit Amerikan kjo ditë e bekuar Urime edhe për popullin tonë kjo ditë që na bashkon në gëzimin e mikes sonë Zoti e bekoftë ShBA-n Zoti e bekoftë presidentin Donald J.Trump Zoti e bekoftë popullin mik Amerikan Zoti e bekoftë Dardaninë(Kosovën) Happy 250th Independence Day, America. God bless the U.S.A.

Burimi: Bota Sot