Vëllezërit Shpendi në një ekip

0%

Stiven Shpendi vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar të merkatos së verës në Itali, por këtë herë interesi për sulmuesin shqiptar lidhet me një projekt të veçantë. Sipas raportimeve të mediave italiane, Avelino po punon për të ribashkuar në të njëjtën skuadër vëllezërit binjakë Shpendi, duke synuar transferimin e Stivenit nga Empoli dhe Kristianit nga Çezena.

Klubi i Avelinos e sheh si një mundësi interesante krijimin e një dysheje sulmuese me dy futbollistët shqiptarë, të cilët konsiderohen ndër talentet më premtues të brezit të tyre. Megjithatë, realizimi i këtij operacioni nuk pritet të jetë aspak i lehtë. Sipas mediave italiane, pengesa kryesore mbetet aspekti ekonomik.

Si Stiveni, ashtu edhe Kristiani kanë vlerë të rëndësishme në treg dhe një transferim i dyfishtë do të kërkonte një investim të konsiderueshëm nga Avelino. Pikërisht për këtë arsye, nëse negociatat nuk ecin sipas planit, klubi mund të detyrohet të përqendrojë përpjekjet vetëm te njëri prej dy sulmuesve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për sa i përket Stiven Shpendit, e ardhmja e tij mbetet një nga çështjet më të rëndësishme të merkatos së Empolit. Sulmuesi shqiptar, autor i 15 golave sezonin e kaluar në Serie B, konsiderohet një nga asetet më të vlefshme të klubit, si nga ana sportive, ashtu edhe fi nanciare. Interesimi për 22-vjeçarin nuk është i ri.

Javët e fundit emri i tij është lidhur edhe me Padovën, Palermon dhe Frosinonen, ndërsa tani edhe Avelino është futur në garë, me synimin për ta afruar në një skuadër ku do të luante krah për krah me vëllain e tij binjak.

Nga ana e Empolit nuk ka ende sinjale për një negociatë konkrete me Avelinon, por drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se Shpendi është një nga futbollistët më të kërkuar në këtë merkato. Në rast të një oferte të rëndësishme, largimi i tij mund të jetë një nga operacionet më të mëdha të verës dhe një burim i rëndësishëm të ardhurash për ndërtimin e skuadrës së re.

Nëse Avellino arrin të realizojë planin e saj, vëllezërit Shpendi mund të ribashkohen për herë të parë në nivel klubi, një skenar që do të përbënte një nga historitë më interesante të merkatos së kësaj vere në futbollin italian.

Burimi: Bota Sot