AUV në pritje të rezultateve laboratorike të mostrave të qumështit

0%

Shpërndaje në: Komisioni inspektues i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konstatuar se fabrika për përpunimin e qumështit “Vita” në Istog ka shkelur vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, i cili ndalon përdorimin e qumështit pluhur, vajit të palmës, hirrës dhe përbërësve të tjerë në produktet e qumështit.

Zyrtarët e AUV-së thanë se rezultatet përfundimtare priten pas analizave laboratorike. Shefi i Inspektoratit Veterinar Kufitar në AUV, Eroll Shehu, tha se inspektimi në fabrikën “Vita” është kryer më 2 korrik, në bashkëpunim me njësitë e tjera inspektuese dhe në zbatim të vendimit të ministrit.

Të shtunën para mediave ai theksoi se po i presin rezultatet e analizave, tek shtoi se “inspektimi ka qenë transparent”. Udhëheqësi i Zyrës së AUV-së në Prizren, Durak Zyrapi, tha se komisioni, bazuar në gjetjet e inspektorëve në terren, ka konstatuar shkelje të vendimit të Ministrisë nga ana e subjektit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ne si komision kemi konstatuar, në bazë të gjetjeve të inspektorëve që kanë qenë në terren, se subjekti në fjalë ka thyer vendimin e ministrit, ku ndalohet përdorimi i qumështit pluhur, vajit të palmës, hirrës dhe gjërave të tjera në fabrikat e përpunimit të qumështit. Ky ka qenë konstatimi fillestar i komisionit”, tha Zyrapi.

Pa u bërë 24 orë nga inspektimi kompania po më 2 korrik njoftoi ndërprerjen e punës në qumështore. E drejtori i përgjithshëm i qumështores “Vita”, Arton Spahija, ka thënë se bordi e kishte marrë këtë vendim. “Desha t’ju njoftoj se vendimin për pezullimin nuk e ka marrë as ministria, por nuk e ka marrë as AVUK-u. Këtë e kemi marrë neve si bord.

Arsyeja e këtij vendimi ka qenë se janë marrë mostra të qumështit Vita, 3-2 me pretendim të analizës”, ka thënë Spahija. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të premten tha se kontrollet e produkteve ushqimore janë të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit publik.

Burimi: Koha