Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident me fatalitet në Gërdoc të Podujevës. Si pasojë e aksidentit, një person ka vdekur, konfirmoi për KALLXO.com Nis Pllana nga Policia e Kosovës. “Rreth orës , Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gërdoc të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë.
Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim. “Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, ka deklaruar Pllana nga Policia e Kosovës.
