Nga aksidenti i rëndë para pikës kufitare në Vërmicë, lëndohen tetë

0%

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradë, rreth katër kilometra para Pikës Kufitare Vërmicë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se policia është njoftuar për rastin në orën . “

Në ora , policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4 km para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit, tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje “, deklaroi Krasniqi.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te aksidenti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot