Dy të vdekur e një i lënduar nga aksidenti në Obiliq

0%

Shpërndaje në: Dy persona kanë vdekur, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Obiliq. Sipas Policisë, shoferi dhe pasagjeri që ishin në motoçikletë vdiqën, e një këmbësor pësoi lëndime. “Mbrëmë rreth orës , Policia ka pranuar informatën se në Obiliq ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. Si pasojë e lëndimeve të marra, shoferi dhe pasagjeri i motoçikletës kanë humbur jetën, kurse këmbësori ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident.

Burimi: Koha