Zjarri në malin e Shëngjinit drejt shuarjes, flakët vihen nën

0%

Situata e krijuar nga zjarri në malin e Shëngjinit është drejt përmirësimit. Pas një pune intensive gjatë gjithë mbrëmjes, 6 mjete zjarrfikëse bënë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, edhe pse era e fortë në shumë momente e vështirësoi ndërhyrjen.

Mëngjesin e sotëm kanë mbetur aktive vetëm disa vatra të vogla, ndërsa ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për shkak të terrenit të vështirë malor. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në biznese apo banesa. Ndërkohë, qarkullimi në aksin rrugor Lezhë–Shëngjin vijon normalisht dhe nuk paraqet asnjë problem për pushuesit që kanë zgjedhur Shëngjinin për të kaluar fundjavën.

Burimi: Bota Sot