Don Xhoni: Pse zgjodha Adelinën para Leonorës

0%

Para publikimit të albumit të tij të ri të titulluar “100%”, Don Xhoni tërhoqi vëmendjen e publikut me një fushatë mjaft të veçantë. Bëhet fjalë për xhiron promovuese në makinë krah divës së muzikës shqiptare, Adelina Ismaili.

Kjo paraqitje e tyre e përbashkët ngjalli menjëherë kuriozitet, por natyrshëm lindi edhe një pyetje tek fansat dhe mediat rozë: pse pikërisht Adelina dhe jo një emër tjetër me po aq peshë në skenë, siç është bashkëvendasja e tij Leonora Jakupi? Gjatë eventit të promovimit të albumit, ku Prive By Liberta Spahiu ishte e pranishme, ne e pyetëm reperin drejtpërdrejt rreth kësaj zgjedhjeje.

Pa u menduar gjatë dhe duke shmangur çdo lloj keqkuptimi apo drame të panevojshme që shpesh krijohet në showbiz, Don Xhoni theksoi se vendimi ishte krejtësisht i bazuar në konceptin e projektit dhe jo në preferenca personale mes dy artisteve. Për të, të dyja këngëtaret kanë një status të padiskutueshëm në tregun muzikor dhe vlerësohen maksimalisht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Nuk kam kurrfarë… nuk e di qysh me të përgjigj. Për mu të dyjat janë ikona. Thjesht ndoshta ju ka përshtatë pak më shumë Adelinës pjesa e ‘100%’. Ma merr mendja?”, u shpreh ai për mikrofonin tonë.

Me këtë përgjigje të sinqertë, reperi nga Drenica tregoi se natyra dhe energjia e albumit kërkonte pikërisht atë lloj prezence dhe karakteri që ofron Adelina në atë lloj formati, duke i mbyllur kështu të gjitha aludimet e tjera.

Burimi: Bota Sot