Argjentina ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Kepin e Gjelbër pas vazhdimeve në një ndeshje dramatike dhe shumë të luftuar (3-2). Argjentina e nisi ndeshjen me iniciativën dhe kontrollin e topit, ndërsa Messi ishte vazhdimisht në qendër të aksioneve sulmuese.
Rasti i parë i madh për Messin erdhi në minutën e 14-të, kur ai u lirua në zonë, por goditja e tij shkoi pranë shtyllës. Katër minuta më vonë, ylli argjentinas provoi nga goditja e lirë, por Vozinha reagoi sërish mirë. Pas presionit të vazhdueshëm, Argjentina gjeti golin e avantazhit në minutën e 29-të.
Lisandro Martinez dërgoi një pasim të gjatë dhe të saktë drejt Messit, i cili depërtoi në zonë dhe shënoi me një goditje të bukur në rrjetë për 1-0. telegrafi.com Në vazhdim të pjesës së parë, Argjentina kërkoi golin e dytë, por Kepi i Gjelbër u mbrojt me shumë disiplinë. Enzo Fernandez provoi nga distanca në minutën e 45-të, por Vozinha bëri një tjetër pritje të shkëlqyer.
Në minutën e 59-të, skuadra afrikane arriti të barazojë rezultatin. Ryan Mendes dërgoi një pasim të thjeshtë në zonë për Deroy Duarte, i cili u tregua i saktë dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës për 1-1. telegrafi.com Goli i barazimit e tronditi Argjentinën, e cila u rikthye menjëherë në kërkim të golit të dytë.
Messi pati disa raste, por Vozinha bëri një pritje vendimtare, duke e quar ndeshjen në vazhdime. V azhdimet mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër sollën një dramë të jashtëzakonshme, me tri gola, raste të mëdha dhe një fund të çmendur. Argjentina e nisi më mirë kohën shtesë dhe riktheu epërsinë në minutën e 92-të.
Pas një goditjeje nga këndi, Alexis Mac Allister e uli topin në zonë, ndërsa Lisandro Martinez u gjend në vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë dhe për t’i dhënë Argjentinës avantazhin 2-1. Megjithatë, Kepi i Gjelbër nuk u dorëzua. Në minutën e 103-të, Sidny Lopes Cabral pranoi një pasim të mirë dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca.
Topi përfundoi në këndin e sipërm të djathtë të portës së Emiliano Martinez, duke e barazuar rezultatin në 2-2 dhe duke rikthyer plotësisht dramën në ndeshje. Kur dukej se dueli po shkonte drejt penalltive, Argjentina e gjeti golin e kualifikimit në minutën e 111-të.
Pas një tjetër goditjeje nga këndi, Diney Borges tentoi ta largonte topin nga zona e vogël, por pa fat e devijoi atë në portën e tij. Autogoli i mbrojtësit të Kepit të Gjelbër e vendosi rezultatin në 3-2 për Argjentinën. Kepi i Gjelbër pati mundësi të artë për të barazuar sërish në minutat e fundit.
Sidny Lopes Cabral provoi nga goditja e lirë në minutën e 116-të, por Emiliano Martinez bëri një pritje të shkëlqyer. Portieri argjentinas u shfaq vendimtar edhe në minutën e 119-të, kur ndali me një refleks fantastik goditjen me kokë të Steven Moreira.
Argjentina mbrojti epërsinë deri në fund dhe fitoi 3-2 pas vazhdimeve, në një nga ndeshjet më dramatike të këtij edicioni të Kupës së Botës. Argentina – Cabo Verde Live Score
