Argjentina me shumë mund e eliminon Kepin e Gjelbër

0%

Shpërndaje në: Argjentina ishte favorite e madhe, por me shumë mund e ka eliminuar Kepin e Gjelbër. Kampionia në fuqi e botës fitoi 3:2 ndaj përfaqësueses së vogël afrikane në 1/16 e finales së Kupës së Botës. Kalimin në një të tetën e finales, argjentinasit e siguruan vetëm pas vazhdimeve nga 15 minuta. Diney Borges shënoi autogol të pafat në minutën e 111-të për rezultatin përfundimtar.

Pas krosimit të Lionel Messit nga këndi, topi përfundoi në rrjetë. Fillimisht goli iu numëria Cristian Romeros, por më pas u evidentua si autogol i Borgesit. Lionel Messi shënoi për 1:0 në minutën e 29-të. Për Messin ishte goli i 20-të në Kampionate Botërore. Ai ka realizuar në tetë ndeshje rresht në Kupa të Botës, si askush më parë. Në këtë Botëror i ka shtatë gola.

Epërsia e Argjentinës nuk trembi lojtarët e pandalshëm të Kepit të Gjelbër. Për 1:1 shënoi Deroy Duarte në minutën e 59-të. Dhe me këtë rezultat përfundoi koha e rregullt. Lisandro Martinez, që asistoi në golin e parë, shënoi për 2:1 që në minutën e dytë të vazhdimit të parë. Ndërkohë për 2:2 shënoi Sidny Lopes Cabral në minutën e 103-të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më pas Kepit të Gjelbër i mungoi fati dhe një autogol e eliminoi. Lojtarët e kësaj përfaqësuese kishin disa raste të rrezikshme në minutat e fundit. Por nuk mundën të barazojnë për herë të tretë. Ishte kjo prej ndeshjeve më të jashtëzakonshme të këtij Botërori.

Burimi: Koha